Saturday, December 28, 2013

A po bëhen njerëzit skllevër të teknologjisë?

Tashmë jemi bërë të varur nga teknologjia,por njëherë e në një kohë nuk ka qenë kështu për njerëzit (para disa dhejtra vjetësh) dhe besoj që kishte më pak stres dhe probleme.

Si do të ishte jeta sot po të na hiqnin këto katër gjëra? Si e imagjinoni?
Pa televizor? Pa celular? Pa internet? Pa kompjuter?

Avancimi teknologjik është duke u bërë gjithnjë e më i sofistikuar. Ai është i arritshëm pothuajse te të gjithë, duke u bërë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë moderne. Qeniet njerëzore varen nga teknologjia në çdo gjë që ata bëjnë . Megjithatë, për shkak të këtyre situatave , ka disa ide se qeniet njerëzore janë duke u bërë skllevër të teknologjisë moderne. Unë pajtohem me këto mendime

Si rezultat i nevojës teknologjike, qeniet njerëzore janë tani duke u mbështetur në teknologji shumë. Natyrisht , njerëzit janë gjithmonë në kërkim të një jete të përshtatshme dhe të lehtë.Kështu sado që ata të bëjnë përpjekje për të përmirësuar jetën e tyre, teknologjia nuk u lejon atyre të kenë më shumë kohë të lirë për të shijuar jetën e tyre.

Është fakt që njerëzit janë bërë skellvër të teknlogjisë, si fëmijë ashtu edhe të rritur.Për shembull fëmijria jonë para vitit 2000 ka qenë më e bukur, m'kujtohen ato lojrat që bënim me fëmijët e fshatit deri në orët e vona të mbrëmjes e pastaj shkonim në shtëpi pasi që prindërit tanë ishin të nervozuar me ne edhe se kishim një kamion detyra për të bërë.Është për tu trishtuar se si tani fëmija është bërë skllav i një paisje elektronike, me të cilën e qon kohën e tij i vetëm dhe e cila ndikon shumë keq në të.Shohim se si fëmija qysh në klasë të dytë e përdorë Facebook-un dhe pastaj i bëhet si obligim për të hyrë në të, ose fëmijët tjerë që luajnë lojra kompjuterike agresive dhe luftarake të cilat nuk mundësojnë që ai të zhvillohet qysh duhet dhe bëhet shumë agresiv me prindërit dhe shokët e tij.

Pastaj mendoj sa kohë të arta kemi pasë...Tani fëmijët nga mosha 11 vjec rrijnë gjithë kohës para PC në chat dhe akoma më keq, duke parë pornografi sepse prindërit e tyre as që i kontrollojnë.

Është e vërtetë që na është lehtësuar komunikimi më teknologjinë aktuale, por kemi humbur shumë nga ana jone njerëzore.Njerëz të fiksuar pas politikes, jo se lodhemi se çfarë po thot Thaçi,Ramushi e kta, por sepse nuk ka asgjë tjetër në TV përvec VIP-ve tanë.Shoh vajza të vogla që nuk dinë se cfarë është të luash me kuklla  apo gjëra të tjera por rrijnë nga ora 10 e mëngjesit deri në 7 pasdite duke parë telenovelat.Ndoshta në fakt duhet të ngushëllohemi me faktin që shqiptarët në veqanti kanë arritur ta mësojnë Spanjishten dhe Portugalishten në mënyrë perfekte e tash janë në mësime të Turqishtes.

Sa herë që je bërë gati ta hedhësh celularin, ti mbyllësh rrjetet sociale dhe të mos ia kujtosh më as emrin sepse nuk gjen as një moment qetësie, ty të janë bërë drogë dhe s'ke mundur.Është e trishtueshme se si i sheh të rinjët nëpër lokale duke qëndruar bashkë por jo duke komunikuar me njëri tjetrin, secili duke ia hapë sytë telefonit të tij. Më herët kur vinte ndonjë mysafir tek ne qoftë edhe për të bujt, e kishte at kënaqësinë e muhabetit dhe lojërave të ndryshme dhe të qeshurave pa fund, e tash kur t'vie edhe musafiri gjëja e parë pasi që të thotë "si je" është "qysh osht passwordi i wiffi-së?".

Për të përfunduar , nuk mund të mohohet se teknologjia moderne është tani pjesë e pandarë e jetës. Çështja është se të gjithë duhet të bëheni të sigurtë që jeni të vetëdijshëm për ndikimin e keq dhe të mirë që avancimi teknologjik ka në jetë. 

Skllevër të teknologjisë, skllevër të vetës tonë...

ShareThis