Plot 20 vjet nga zhdukja enigmatike e pilotit dhe instruktorit të pilotimit të aeroplanëve luftarakë, Sinan Abedin Vitija (01.05.1961) nga Konjuhi i Lipjanit me banim në Zarë dhe me shtetësi kroate.
Kapiteni i klasit të parë të aviacionit luftarak në ish Jugosllavi, më 1986, në aferën e mirënjohur të KOS-it (shërbimit ushtarak të kundërzbulimit), Sinan Vitija, ka qenë një ndër ata oficerë shqiptarë të keqtrajtuar dhe persekutuar në ish APJ, bashkë me shumë të tjerë,-si Rrahim Ademi, Skender Hasimi, Ahmet Krasniqi etj.Në momentin e shpërthimit të konflikteve në ish Jugosllavi, Sinan Vitija ka bërë kërkesë zyrtare për demobilizim nga APJ, mirëpo ligjet nuk i kanë mundësuar këtë kur vendi ishte në gjendje lufte.
![]() |
Sinani me kadetet e Akademise ushtarake te aviacionit ne Zare |
![]() |
Sinan Vitija |
Ekspertë të kësaj lëmie thonë së ky dorëzim konsiderohet i kundërligjshëm, duke lënë hapësira për tu diskutuar nëse pas këtij ekstradimi fshihet diçka tjetër. Megjithatë rasti bëhet i qartë pasi autoritetet kroate konfirmojnë se pasaporta me të cilën ka udhëtuar Sinan Vitia ka qenë e rregullt dhe se ai ka qenë shtetas kroat pa asnjë shtetësi tjetër.
![]() |
Sinani ne aeroportin e Shkupit me gruan e tij |
Mbi bazë të cilëve kritere, konventave apo dhe dispozitave ligjore, shtetasi kroat i dorëzohet organeve serbe, kur dihet se ai nuk është shtetas i Serbisë? Pse kanë vepruar organet policore kësisoj dhe cili është motivi?Mbase kooperimi dhe marrëdhëniet “aq të mira” të ministrit të atëhershëm të MPB-së, Lubomir Frckovski (ministër i Brendshëm 1992-1996), me organet policore serbe, duke ditur se çka përjetojnë të gjithë ata që kanë reputacionin e luftëtarit kroat kur bien në duart e organeve policore serbe, Vitija i dorëzohet Serbisë pa procedurë zyrtare konform normave ndërkombëtare.Habitë edhe indiferenca shumëvjeçare e vetë shtetit kroat dhe shoqatave të luftëtarëve të dala nga lufta; habitë sjellja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni dhe Kroaci; habitë sjellja e Shoqatës së viktimologëve botëror (kryetar i së cilës një kohë të gjatë ishte akademiku Zvonimir Separovic nga Kroacia); habitë fakti i sjelljes indolente të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar...
Kryetari i të gjitha shoqatave të luftëtarëve në Kroaci, koloneli Ivan Grujic, që merret me këtë problematikë, sidomos për të zhdukurit gjatë luftës në Kroaci, pas kontakteve të shumta është prononcuar se nuk ka asnjë njoftim për Sinan Vitinë. Po nga kjo Zyrë (shoqatave për personat e zhdukur në Zagreb), Zdenko Ognjencic, gjatë kontaktit të fundit u shpreh: “Ka kaluar kohë e gjatë nga zhdukja, preferoj, dhe është e mirëseardhur që familjarët e Sinan Vitisë, vëllezërit, bashkëshortja dhe fëmijët të ndihmojnë në identifikimin e kufomave nga varrezat e shumta në Kollubarë, Padinska Skelë, Mitrovicë, Batajnicë, Ovçar etj. duke dhënë materiale për analizën e ADN-së”.Megjithatë, ndër ata që janë përpjekur për të ndihmuar në rastin e Sinan Vitisë, duhet përmendur ish shefin e Akademisë së aviacionit në Zarë, gjeneralin tashmë të ndjerë, i cili ndërroi jetë në shkurt të këtij viti, Imra Agotic (Vitija ishte specializant i tij). Përpjekjet e tij të pareshtura, megjithatë nuk e sollën Sinanin!Bashkëshortja e tij, Sevdije Vitija (Sadriu), që edhe sot e kësaj dite jeton në Zarë, gjatë tërë këtyre viteve është ballafaquar me sfida të shumta që sjell ironia e jetës. Jeton me ndihmë minimale sociale, pa iu njohur e drejta e pensionit të luftëtarit të lirisë së luftës në Kroaci.Tani, edhe pas 20 viteve fati i Sinan Vitisë mbetet i paqartë
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.